Paqe mes SHBA-së dhe Uellsit!

Nuk ka fitues në ndeshjen e dytë të grupit B, atë midis SHBA dhe Uells, me sfidën që u mbyll në barazim 1-1 me golat e shenuar nga Weah dhe Bale. Një sfidë e vakët në raste dhe dëshira e të dyja skuadrave për të bërë mirë nuk mjaftoi, kjo pasi si amerikanët ashtu edhe Uellsi vuajtën mungesën e saktësisë përpara portave respektive.

Pjesa e parë foli më shumë për amerikanët të cilët krijuan volum loje dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me Weah, i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Pulisic, me këtë të fundit që dhuroi një asist me shumë vizion.

1-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, pak gjëra ndryshuan, por të besuarit e Berhalter nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin. Kur gjithçka po shkonte shumë mirë për amerikanët, Uellsi fitoi një penallti në minutën e 81-të dhe te pika e bardhë u prezantua Gareth Bale, i cili nuk gaboi duke barazuar rezultatin.

Ishte pikërisht goli i ishit të Real Madrid që i dha tjetër ritëm takimit dhe jo vetëm, pasi uellsianët i shkuan pranë përmbysjes me Johnson, por ky i fundit u ndal nga Turner. Në fund asgjë nuk ndryshoi dhe sfida u mbyll në barazim duke lënë të hapur gjithçka përsa i përket kualifikimit. Në grupin B kryeson Anglia me 3 pikë, ndërsa SHBA dhe Uells me 1 pikë dhe mbyll Irani me 0 pikë.

GOLI I TIMOTHY WEAH – VIDEO

GOLI I BALE – VIDEO

Por, ajo qe ka rene ne sy ne keto 4 ndeshjet e para te Boterorit ka te beje me minutat shtese. Ne pamje te pare jane shume, madje te Anglia thuajse arriten 30 minuta. Por, plani i FIFA-s për të sfiduar humbjen e kohës dhe për t’u siguruar që topi të jetë në lojë për një kohë më të gjatë ka nisur… Ish-arbitri i FIFA-s, Jonas Eriksson tha se është dhënë si një udhëzim nga FIFA për gjyqtarët gjatë turneut. Ai gjithashtu tha se beson se ka të ngjarë se kjo do te futet edhe ne kampionate ne te ardhmen…

Weah JR dhe kurioziteti – I rritur në sektorët e të rinjve të New York Red Bulls dhe Paris Saint-Germain, më 3 korrik 2017 ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me klubin francez, për një mandat tre-vjeçar. Ai debutoi në ekipin e parë më 3 mars 2018, në ndeshjen e ligës të fituar kundër Troyes.

Më 4 gusht 2018 ai ishte ndër golashënuesit në finalen e Superkupës së Francës në Shenzen në ndeshjen e fituar nga PSG 4-0 kundër Monakos, ndërsa më 12 gusht në vijim, në ditën e parë të kampionatit, ai shënoi golin e tij të parë në Liga 1. Më 7 janar 2019 u zyrtarizua kalimi i tij i huazuar te Celtic dhe në qershor 2019 ai u transferua te Lille.

Sulmues shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht. I disiplinuar taktikisht, për shkak të karakteristikave të tij ai është krahasuar me babain e tij George Weah, qe në Evropë ka veshur fanellat e Monacos, Paris Saint-Germain, Milan, Chelsea, Manchester City dhe Olympique Marseille. Ndërkombëtarisht, ai përfaqësoi kombëtaren e Liberisë. Ai u tërhoq nga aktiviteti konkurrues në moshën 36 vjeçare, në vitin 2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *