Ferizaj humb në tavolinë, eliminohet nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ferizajt është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll edhe pse e kishte fituar ndeshjen kundër FK Beharit në kuadër të 1/16 të finales.

Javën e shkuar, Ferizaj kishte triumfuar me shifrat 3:2, por pas ndeshjes, Behari ishte ankuar se një futbollist i ekipit kundërshtar nuk kishte të drejtën e lojës.

Kështu që, Komisioni i Garave ka miratuar kërkesën e FK Beharit dhe e ka regjistruar ndeshjen ndaj Ferizajt me rezultatin zyrtar (3:0).

Në arsyetimin e Komisionit të Garave, thuhet se futbollisti Edon Sadriu nuk ka pasur të drejtën e lojës për shkak se paraprakisht ishte ndëshkuar me dy kartonë të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *