Një verë “çmendurie”; ja tri formacionet e futbollistëve të lirë dhe më të kërkuar

Më 30 qershor, dhjetëra futbollistë të nivelit të lartë do të përfundojnë kontratat e tyre me klubet aktuale për të qenë të lirë në merkato. Edhe pse, duke hyrë në vitin e fundit të kontratës, disa kanë rinovuar dhe të tjerë tashmë kanë rënë dakord për marrëveshje të reja (që nga 1 janari ishin të lirë ta bënin këtë…), shumë nuk e kanë vendosur të ardhmen e tyre, duke shpresuar për oferta më të mira rinovimi ose të veshin një fanellë tjetër.

Cila është lista e lojtarëve që do të jenë të lirë në merkaton e kësaj vere? Dhe çfarë formacionesh prej ari, argjendi dhe bronzi do të formonin…? Duke pasur parasysh që kemi hequr nga lista futbollistët me opsione zgjatjeje të kontratës (qoftë në favor të klubit apo lojtarit, si De Gea) dhe ata, e ardhmja e të cilëve është praktikisht e përcaktuar (Soyuncu dhe Atlético Madrid), këto janë tre formacionet ideale që na kanë mbetur. Cili është i preferuari juaj…?

Formacioni i artë
Iván Villar është një nga surprizat e sezonit në portat e La Liga-s. Pas dëmtimit të Marchesin, galiciani ka shfrytëzuar mundësinë e tij dhe ka marrë kontrollin e portës. Përpara, mbrojtja përbëhet nga disa futbollistë të cilët, ndoshta, mund të jenë së bashku në Paris verën e ardhshme.

Skriniar është rrugës për në kryeqytetin francez, Ramos do ende kohë për ta vendosur të ardhmen e tij. Ndërkohë, anësorët flasin spanjisht dhe luajnë në Primeira Liga. Grimaldo është një xhevahir për shumë ekipe.

Ka shumë talent përpara…, edhe përvojë. Me përjashtimin e Kroos (nëse nuk rinovon me Real Madridin, gjermani tha se do tërhiqej nga futbolli), treshja e mesfushës përbëhet nga Silva, Gundogan dhe Modric.

Në sulm, një treshe e nivelit të lartë: Benzema, Messi dhe Firmino. Dy të parët janë dy fituesit e fundit të “Topit të Artë”, kështu që “piaca” është ngritur lart. Firmino, një pjesë thelbësore e Liverpool-it të Klopp në sezonet e fundit, është në kërkim të një ekipi, siç konfirmoi trajneri gjerman pak javë më parë.

Formacioni i argjendtë
Një tjetër 4-3-3, formacion me potencial shumë të lartë. Nga njëra anë, Handanovic, portieri shumë veteran i Interit, që humbi rolin e titullarit karshi Onana, dhe mund të provojë një përvojë të fundit. Nacho dhe Raphael Guerreiro si dy mbrojtës të kundërt të gjithanshëm dhe gjithmonë të bindur…, ndërsa N’Dicka dhe Iñigo Martínez janë dy qendërmbrojtës shumë interesantë. Të ë dy kanë qenë të lidhur me “Camp Nou”.

Busquets mund t’i thotë lamtumirë bastionit Blaugrana, duke mbyllur kështu një cikël historik me Barcelonën. Në krahët e tij, Dani Ceballos, që duhet të vendosë për të ardhmen e tij dhe Kante që, megjithëse synon të rinovojë me Chelsea, ende nuk e ka “vulosur” nënshkrimin e tij në “Stamford Bridge”.

Si sulmues kemi futbollistë që mund të kompletojnë shumë skuadra në Europë. Asensio është një futbollist i kërkuar, Marcus Thuram ngjall interesin e La Liga, Bundesliga, Premier League dhe Serie A. Zaha është një anësor i aftë për të thyer çdo mbrojtje në ligën angleze, siç ka treguar tashmë.

Formacioni i bronztë
Së fundi, formacioni i tretë që gjithashtu përfshin shumë profile interesante. Në portë, ai që është rritur nën hijen e Ter Stegenit, Iñaki Peña. Në mbrojtje, dy veteranë si De Vrij dhe Yerry Mina. Në korsitë e prapavijës Doherty dhe Bensebaini.

Në mesfushën e këtij 4-4-2, katër lojtarë, edhe pse dy do të veprojnë si të brendshëm. Ky është rasti i Tielemans dhe Rabiot, më të vlerësuar në të kaluarën se në të tashmen, por me vite futbolli përpara tyre. Bërthama është për Laimer dhe Aouar.

Në majë, dy veteranë: Di María (ai heziton të kthehet në Argjentinë dhe synon një vit shtesë në Evropë) dhe Marco Reus, që nuk ka rinovuar ende me Dortmundin e tij, edhe pse duket se kjo do të ndodhë më në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *