February 19, 2025

Nga varfëria ekstreme si fëmijë në majat e futbollit, rrëfehet Osimhen

“Napoli më ndryshoi jetën, Spalletti është gjeni…”

Ai tani është i dëmtuar, por pa dyshim Victor Osimhen konsiderohet një nga protagonistët e mëdhenj e Serie A dhe Napolit në këtë sezon. Të dyja palët po i afrohen gjithnjë e më shumë titullit kampion. 25 gola në 29 ndeshje për sulmuesin blu, që foli në mikrofonat e revistës franceze “France Football”.

Këto janë fjalët e Osimhenit: “Napoli më ka ndryshuar jetën. Nuk e kisha parë kurrë diçka të tillë, i gjithë qyteti jeton për ekipin. Kur mbërrita pyeta Mertens dhe Koulibaly nëse ishte e vërtetë, ata m’u përgjigjën se nuk kisha parë asgjë akoma.

Tifozët në stadium janë të jashtëzakonshëm, na ndihmojnë shumë. Dikush nuk besoi tek unë kur mbërrita në Itali, por klubi dhe shokët e mi më mbështetën. Kjo ishte thelbësore. Për të shpërthyer si sulmues më duhej vendi i duhur, Napoli është habitati im”.

Sulmuesi vazhdoi duke folur për trajnerin e tij dhe mjedisin blu: “Me Spallettin nuk kam zgjidhje. Unë shënoj gola, por jam edhe mbrojtësi i parë. Përndryshe ai çmendet. Spalletti është një gjeni, nëse bëjmë atë që na thotë në fushë, ne mund të mposhtim çdo kundërshtar. Nuk mund të jem më i lumtur se sot në Napoli. Qyteti e meriton, është Napoli që më bëri ky që jam”.

Më pas Osimhen përfundon duke folur për fëmijërinë dhe kohën e tij në Belgjikë: “Si fëmijë kam menduar vetëm për të ikur nga vështirësitë dhe problemet. Megjithatë, jam i lumtur që kam lindur dhe jam rritur në Lagos, mes vështirësive për të ndjekur ëndrrat e mia. Jam shumë i lidhur me vendlindjen time.

U largova nga qyteti im vetëm prej futbollit dhe kthehem aty për t’iu treguar të gjithëve se mund t’i kultivoni ëndrrat tuaja. Tani qesh me këtë, por nuk ishte e lehtë. Mora kaq shumë ‘jo’, kaq shumë dyer që përplaeshin në fytyrën time. Rilinda te Charleroi. Pas sezonit të parë në Belgjikë tashmë më donte një klub italian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *