Nga takimi me Blatter te respekti i sotëm
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron aktualisht në Vankuver të Kanadasë, ku u mbajt Kongresi e FIFA-s.
Por kujtojmë se ishte ai që, në kohët kur Kosova ende kërkonte zërin e saj në arenën globale, pati guximin dhe vizionin të hapte derën që dukej e paarritshme. Takimi i tij i parë me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, nuk ishte vetëm një moment formal, ishte një akt besimi, një hap i madh përpara për një vend që kërkonte të njihej përmes sportit, përmes pasionit dhe shpirtit të tij të pamposhtur.
Ai takim ishte fillimi i një epoke. Sot, kjo rrugë vazhdon me dinjitet edhe më të madh. Marrëdhënia e Ademit me udhëheqjen aktuale të futbollit botëror është më shumë se diplomatike, është e ndërtuar mbi respekt, besim dhe një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e futbollit. Kjo lidhje e fuqishme është dëshmi se puna, përkushtimi dhe vizioni nuk harrohen kurrë.
Agim Ademi përfaqëson atë që shumëkush e ëndërroi: një Kosovë që nuk kërkon më leje për të qenë pjesë e botës, por që qëndron me krenari në mesin e saj. Ai është simbol i një brezi që nuk u ndal përballë vështirësive, por i ktheu ato në motiv për të ndërtuar ura që tashmë prej 10 vitesh e lidhin Kosovën me zemrën e futbollit botëror.
