June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Newcastle vendos çmimin për Isak: 170 mln euro dhe dy zëvendësues të gatshëm

Alexander Isak vazhdon të jetë në qendër të merkatos, por Newcastle mbetet i vendosur për të mos e liruar sulmuesin pa kushtet e veta. Sipas raportimeve të The Telegraph, klubi anglez kërkon 170 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit dhe një paketë të dy sulmuesve të rinj që do të zëvendësonin atë, ku të paktën njëri duhet të jetë lojtar i klasit botëror.

Megjithëse Isak ka shprehur dëshirën për largim, drejtuesit e Newcastle nuk e kanë ndryshuar strategjinë. Deri më tani, Liverpool ka ofruar 125 milionë euro, një shifër që nuk i plotëson kërkesat e klubit anglez.

Klubi anglez duket se po kërkon një marrëveshje që jo vetëm të sigurojë vlerën maksimale për Isak, por edhe të ruajë konkurrencën e skuadrës për sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *