April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Chivu para debutimit: Të stërvis Interin më jep diçka më tepër

Të hënën mbrëma, në “San Siro”, Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij si trajner i Interit në kampionat. Ish-mbrojtësi rumun, që për vite mbrojti ngjyrat zikaltër dhe fitoi shumë trofe, tashmë e sheh veten në pankinën e skuadrës së zemrës.

Në një prononcim për “Sportmediaset”, Chivu u shpreh se ndjen një përgjegjësi të veçantë:

“Nuk flas për emocionet e mia, di t’i fsheh ato (qesh). Të stërvis skuadrën me të cilën kam kaluar shumë vite dhe fituar shumë, më jep diçka më tepër. Përgjegjësia që kam për punën do të më ndihmojë t’i mbaj nën kontroll emocionet.”

Ai shtoi se prioriteti i tij është të mbajë gjallë identitetin dhe mentalitetin e Interit:

“Duam të ruajmë të njëjtin mentalitet e qasje, duke qenë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë ta veshësh këtë fanellë. Ajo përfaqëson pritshmëri të mëdha, pasion dhe dashuri”.

Chivu foli edhe për sulmuesin e ri, Bonny, duke vlerësuar përkushtimin e tij:

“Është një djalë i sinqertë, me shumë dëshirë për t’u rritur. E kuptoi menjëherë realitetin ku ndodhet dhe që nga dita e parë po punon fort në shërbim të grupit. Të jesh pranë kampionëve të ndihmon të përparosh më shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *