April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ademi: Infrastruktura moderne po bëhet në gjithë Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka theksuar se projekti “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli” po vazhdon të realizohet me ritëm të shpejtë, duke sjellë infrastrukturë moderne për klubet dhe regjionet në mbarë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka bërë të ditur se çdo fushë që po ndërtohet është e licencuar nga UEFA dhe FIFA, me standardet më të larta dhe me bar të klasit të parë, duke krijuar kushte ideale për zhvillimin e futbollit.

“Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetarin e LRF Pejës, Avdi Gashi dhe kryetarin e KF Rilindja 1974, Etnik Berisha, vizituam fshatin Baran, ku KF Rilindja është në përfundim të fushës së re të futbollit. Kjo fushë do të jetë një tjetër vatër e talenteve të futbollit në vend”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, këto investime do të jenë baza për zhvillimin e mëtejshëm të futbollistëve të rinj në çdo cep të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *