April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Drita një hap larg historisë në Ligën e Konferencës!

FC Drita ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës mbrëmjen e së enjtes triumfuan 2:1 ndaj Differdange 03 të Luksemburgut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.

Albert Dabiqaj (30’) hapi serinë e golave për gjilanasit, ndërsa Besnik Krasniqi (80’), nga pika e bardhë, vulosi fitoren e madhe. Për mysafirët, Andreas Buch (65’) barazoi përkohësisht rezultatin.

Skuadra nga Luksemburgu e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pasi në minutën e 92-të Boris Mfoumou u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Krasniqit.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Luksemburg, ku Drita kërkon të kompletojë suksesin dhe të shkruajë historinë e saj evropiane.

Kujtojmë se gjilanasit e kishin mposhtur Differdangen edhe në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Nëse Drita siguron kalimin, kundërshtarët e mundshëm në fazën e grupeve do t’i mësojë në shortin e 29 gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *