April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Muriqi: Fal FFK-së dhe presidentit Agim Ademi, sistemi i punës tash në kombëtare është shumë më i mirë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në një intervistë të gjatë për gazetarin Xhemajl Rexha, ka rrëfyer rrugëtimin e tij në karrierë, derisa është ndalur më së shumti të flas për Kombëtaren e Kosovës aty ku po shkëlqen dhe mban një rekord prej 31 golave të shënuar në fanellën dardane.

Muriqi ka thënë se në të kaluarën kanë pasur disa lëshimi, por tash me Fodën dhe sistemin e punës së FFK-së, fal angazhimit shumë të madh të presidentit Agim Ademi, gjërat kanë ndryshuar për të mirë.

“Tash situata është shumë e mirë në Kombëtare. Sistemi i punë, duke e përmendur këtu Kampin që na ka krijuar kushte shumë të mira. Pra këto suksese nuk them se janë vetëm fal Fodës. Unë them këto rezultate kanë ardhur fal FFK-së dhe presidentit Agim Ademi dhe gjithë stafit të kombëtares që ka krijuar kushte shumë të mira të punës. Çdo vit po organizohemi më mirë jashtë fushës dhe jam shumë optimist për Kosovën që do të arrijmë suksese të mëdha”, ka thënë Muriqi.

Duke folur edhe për kundërshtaret e Kosovës, si Zvicrën, Suedinë e Slloveninë, Muriqi thekson se Kosova do të bëjë gjithçka që ta arrijë kualifikimin e madh, ndonëse e pranon që nuk do të jetë sfidë e vështirë.

Muriqi ka thënë se një kualifikim i mundshëm do të ishte befasi. 

“Nuk po them që është e pamundshme, por nëse kualifiikohemi është suprizë pë neve, pa keqkuptime. Po e përsëris, nuk po them që është e pamundur, por është surprizë nëse kualifikohemi. E dimë që Zvicra merr pjesë në secilin turnament të madh, Suedia e ka bërë një Kombëtare ekstrem të fortë. Sllovenia është modeste, por gjithmonë është aty që nxjerrë telashe”, ka thënë Muriqi.

Ai ka thënë se e di që në ndeshjen e parë me Zvicrën, Kosova nuk do të jetë mysafir, pasi ka shumë përkrahje, dhe do të provojnë që së paku të nxjerrin një barazim.

Muriqi ka thënë se ëndrra e tij më e madhe është që të kualifikojë Kosovën në një Botëror ose Evropian. Muriqi ka folur edhe për aventurën e tij në nivel klubesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *