June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Manchester City i ofron kontratë të re Rodrit

Manchester City i ka ofruar një kontratë të re mesfushorit Rodri, pavarësisht se ky i fundit mungoi pothuajse tërë sezonin e kaluar për shkak të një lëndimi serioz në ligamentet e gjurit.

Fituesi i Topit të Artë ishte jashtë fushave për shumicën e edicionit 2024/25, ndërsa mungesa e tij ndikoi dukshëm në paraqitjet e skuadrës. City nuk arriti të fitojë asnjë trofe dhe vetëm tri xhiro para fundit e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Detajet financiare të kontratës nuk janë bërë publike, por sipas mediave britanike, Rodri pritet të bëhet lojtari i dytë më i paguar në skuadër, pas sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

Kontrata e re, sipas raportimeve, do ta mbajë mesfushorin spanjoll në “Etihad” deri në vitin 2029.

Sezonin e kaluar, Rodri zhvilloi vetëm tetë ndeshje në të gjitha garat, përpara se të pësonte lëndimin që e detyroi të pauzojë për muaj të tërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *