June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Real Madrid akuzon La Ligën: Sezoni i planifikuar para se të fillojë

Real Madridi ka reaguar ashpër ndaj La Ligës, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën e klubit për shtyrjen e ndeshjes hapëse të sezonit të ri kundër Osasunës, e paraparë për 19 gusht.

Klubi madrilen argumenton se ndeshja është planifikuar shumë herët, në një kohë kur lojtarët kryesorë ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga një sezon jashtëzakonisht i ngarkuar. Madrilenët rikujtojnë se shumë prej futbollistëve të tyre kanë marrë pjesë në më shumë se 60 ndeshje sezonin e kaluar, përfshirë edhe turneun e Kupës së Botës për Klube që përfundoi më 14 korrik.

Përmes një reagimi të transmetuar në televizionin zyrtar të klubit, Real Madridi shprehet se kishte kërkuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes qysh më 9 qershor, mirëpo përgjigja nga La Liga erdhi vetëm më 31 korrik.

“Deri atëherë, kërkesa jonë ishte injoruar. Kjo tregon qartë se logjika, aspekti mjekësor dhe integriteti sportiv janë lënë në plan të dytë”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.

Klubi gjithashtu akuzon presidentin e La Ligës, Javier Tebas, për qëndrim të njëanshëm dhe armiqësi të hapur ndaj klubit.

“Tebas ka deklaruar personalisht se nuk do të lejojë shtyrje të ndeshjes. Kjo dëshmon se sezoni është planifikuar që më parë dhe çdo gjë është e manipuluar që nga raundi i parë”, shtoi më tej klubi.

Sezonin e kaluar, Real Madridi nuk arriti të fitojë asnjë nga trofetë kryesorë në Spanjë dhe Evropë. Ata u mjaftuan me triumfin në Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Ndërkontinentale, ndërsa mbetën jashtë gare për titullin në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës për Klube i shkurtoi më tej pushimet verore të lojtarëve, gjë që për Real Madridin përbën një argument të fortë për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes së parë të sezonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *