April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Liverpool “vështirëson jetën” e Newcastle me ofertën për Isak


Liverpool ka bërë një ofertë marramendëse për sulmuesin suedez Alexander Isak, duke tentuar ta largojë atë nga Newcastle United në këtë afat kalimtar. Megjithatë, sipas mediave britanike, klubi nga “Anfield” ka dështuar të bindë drejtuesit e Newcastle, të cilët kanë refuzuar një shumë që kalonte 120 milionë euro.

Ajo që e bën këtë histori edhe më interesante është prapavija e ofertës. Sipas gazetës prestigjioze “The Times”, Liverpool jo vetëm që është serioz për transferimin e Isakut, por gjithashtu dëshiron t’ia vështirësojë jetën rivalëve të Premier Leagues. Paul Joyce, një nga gazetarët më të besuar për çështje të Liverpool-it, ka raportuar se “fakti që Liverpool tashmë ka bërë një ofertë të qartë tregon vendosmërinë për të transferuar Isakun, por edhe qëllimin për t’i vënë në pozitë të vështirë drejtuesit e Newcastle”.

Isak ka munguar në fazën përgatitore të Newcastle dhe sipas burimeve është duke u stërvitur në Spanjë me klubin e tij të dikurshëm, Real Sociedad. Kjo shihet si një formë presioni ndaj klubit për të mundësuar transferimin drejt Liverpool-it.

Newcastle, në anën tjetër, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ylli i vet pa gjetur një zëvendësim adekuat. Raportohet se ata kanë hedhur sytë kah Benjamin Sesko i RB Leipzig, për të cilin interesim ka shprehur edhe Manchester United.

Kontrata e Isakut me Newcastle është e vlefshme deri në vitin 2028, çka i jep klubit fuqi të madhe negociuese. Por, nëse sulmuesi suedez vazhdon të refuzojë të luajë, situata mund të ndryshojë shpejt, pasi vlera e tij në treg mund të bie ndjeshëm.

Liverpool kërkon të përforcojë sulmin përpara nisjes së sezonit të ri më 15 gusht, ku do ta presë Bournemouth-in në “Anfield”. Mbetet për t’u parë nëse oferta e radhës e “të kuqve” do të jetë vendimtare për të bindur Newcastle-n që të lejojë largimin e njërës prej figurave më të rëndësishme në skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *