April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi e Aliu nënshkruajnë memorandumin për një tjetër fushë futbolli në Shtime

Vazhdojmë nga projekti në projekt në ngritjen e infrastrukturës së futbollit në çdo pjesë të vendit. Kështu është shprehur presidenti i FFK-së, Agim Ademi në Facebook, teksa e ka shpërndarë një postim të kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, pasi së bashku kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për fushën e dytë të futbollit në këtë komunë.

“Projektit “Çdo 45 ditë nga një fushë” do t’i shtohet edhe fusha e radhës në komunën e Shtimes”, ka shkruar tutje Ademi.

Ndërkaq, i pari i komunës së Shtimes e ka vlerësuar lajm fantastik faktin që kjo komunë po bëhet me një tjetër stadium të futbollit.

“Pas stadiumit kryesor modern ku punimet janë në përfundim e që shumë shpejt do ta përurojmë, kemi tjetër lajm të madh për sportdashësit e qytetit tonë: shumë shpejt do të kemi në dispozicion edhe stadiumin ndihmës, investim madhor për zhvillimin e sportit dhe gjeneratave të reja”, ka shkruar Aliu.

Ai ka bërë të ditur se stadiumi  i ri do të ndërtohet aty ku gjendej stadiumi historik i Lagjes së Pajtimit, vend që mban kujtime të arta. “Punimet do të nisin së shpejti dhe do të realizohen përmes partneritetit me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku sot nënshkruajtëm memorandum bashkëpunimi në vlerë investimi mbi 310 mijë euro. Falënderoj kryetarin z. Agim Ademi dhe FFK-në për gatishmërinë dhe partneritetin në këtë projekt të shumëpritur nga sportdashësit e komunës tonë. Shtimja do të bëhet epiqendër e sportit me kushtet më të mira për sportistët tanë”, ka shkruar tutje Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *