Lautaro: Ndeshja me Meksikën është si një finale për Argjentinën

Sulmuesi i Interit dhe i kombëtares argjentinase, Lautaro Martinez pranon se ndeshja e xhiros së dytë e Kupës së Botës kundër Meksikës do të jetë “si një finale” pas humbjes tronditëse 2:1 nga Arabia Saudite. Nëse nuk arrijnë të mposhtin meksikanët, atëherë argjentinasit përballen me eliminimin në fazën e grupeve, pasi janë në vendin e fundit në Grupin C përpara ndeshjes së nesërme.
“Kjo mund të përcaktojë besimin tonë në këtë Kupë Bote. Humbja nga Arabia Saudite ishte një goditje e rëndë për moralin tonë, por ne jemi një grup i fortë dhe i bashkuar në objektiv. Duhet të qëndrojmë të qetë, të rikthehemi në lojë dhe të mendojmë për të ardhmen. Meksika është përpara nesh dhe ne duhet të shkojmë për fitore. Mendoj se humbëm për detaje të vogla. E kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe mendojmë se jemi gati”, tha Lautaro.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka hedhur poshtë spekulimet se Lionel Messi do të jetë jashtë fushës për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës dhe ka besim se ata do të rikthehen nga disfata shokuese.
“Kur të rrëzohesh, duhesh të ngrihesh dhe të vazhdosh. Futbollistët e mi janë të aftë ta bëjnë këtë. Nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë për shkak të humbjes nga Arabia Saudite. Mund të bëjmë disa ndryshime në përzgjedhjen e lojtarëve, por jo në sistem, kjo nuk bëhet fjalë”, ka shpjeguar Scaloni.