April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Lakmia për paranë, stili i avokatëve sekser

Në futboll, si në jetë, parimet ose vlejnë gjithmonë, ose nuk vlejnë fare. Nuk mund të jenë të ligjshme sot dhe të jashtëligjshme nesër, vetëm sepse ndryshon pozita e individit që i komenton. Pikërisht këtu qëndron problemi thelbësor i diskursit të fundit rreth Kuvendit Zgjedhor të FFK-së të 5 shkurtit.

Kur Taulant Hodaj ishte ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të FFK-së, thirrja e Kuvendit në muajin prill të 2022-s ishte, gjithnjë sipas tij, plotësisht në përputhje me ligjin dhe statutet e FFK-së e UEFA-s.

Sot, i njëjti person, që tashmë jashtë strukturave të FFK-së, e quan Kuvendin Zgjedhor të 5 shkurtit 2025 “të jashtëligjshëm”.

Çfarë ka ndryshuar realisht? Pozita personale dhe interesi i tij.

Ky është definicioni klasik i standardeve të dyfishta. Kur je brenda sistemit, gjithçka funksionon “sipas ligjit”. Kur je jashtë tij, papritur gjithçka shpallet e paligjshme. Kjo nuk është as analizë juridike, as shqetësim parimor, është narrativë e ndërtuar mbi zhgënjim personal dhe lakmi për pushtet.

Në çdo organizatë demokratike, zgjedhjet zhvillohen pikërisht mbi bazën e mbështetjes. Sigurimi i shumicës nuk është krim, por thelb i demokracisë. Nëse dikush nuk arrin ta sigurojë atë, humbja nuk shndërrohet automatikisht në shkelje.

Ajo që realisht po pengon disa individë nuk është ligjshmëria e procesit, por rezultatet konkrete të FFK-së nën drejtimin e Agim Ademit: konsolidimi institucional, prania ndërkombëtare, investimet infrastrukturore dhe pozicionimi i Kosovës në mekanizmat e FIFA-s dhe UEFA-s. Këto janë fakte, jo opinione.

Kur mungojnë argumentet, lindin sulmet. Kur mungon mbështetja, shpiket “jashtëligjshmëria”. Dhe kur interesi personal vihet mbi institucionin, atëherë fjali të mëdha si “drejtësi” dhe “burrni” mbesin vetëm slogane boshe.

Drejtësia nuk është selektive. Ligji nuk interpretohet sipas interesit të ditës.
Nëse një proces ka qenë i rregullt dje, ai nuk bëhet i parregullt sot vetëm sepse dikush nuk është më pjesë e tij.

Kjo nuk është betejë për ligjshmëri.
Është betejë për pushtet. Dhe këtë opinioni e dallon shumë qartë.

/GazetaArena

https://telegrafi.com/ushtruesi-detyres-sekretarit-te-ffk-se-hodaj-nuk-ka-shkelje-ligjore-ne-thirrjen-e-kuvendit-te-ffk-se

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *