September 22, 2026

“Kosovë, mirë se ju gjetëm”, FFK-ja me video të veçantë për tri prurjet e reja

Kombëtarja e Kosovës do të nis kampanjën në Ligën e Kombeve gjatë këtij muaji, me ndeshjen që luhen në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.

Kosova do të luajë katër ndeshje në Ligën e Kombeve, në Ligën B, shkruan “Gazeta Express”.

Selektori i kombëtares dardane, Franco Foda ka vendosur që të ftojë 27 futbollistë në listën e tij për ndeshjet e shtatorit/tetorit.

Tre emra janë të rinj në këtë listë.

Erblin Osmani, Dion Kaçuri e Milot Avdyli janë prurjet e reja te Kosova në këtë grumbullim.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar një video të veçantë, ku u ka uruar mirëseardhje futbollistëve të rinjë dardanë.

“Kosovë, mirë se ju gjetëm! Me përkushtim, me krenari dhe me përgjegjësinë që mbart fanella e Kosovës, Erblini, Dioni dhe Miloti nisin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre. Për Kosovën. Për fanellën. Për Dardanët. Forca, Kosovë!”, shkruan FFK-ja në rrjetet sociale.

Erblin Osmani është pjesë e Bayern Munichut U19, Dion Kaçuri është i huazuar te Lustenau nga Baseli, derisa Milot Avdyli është pjesë e Celjes në Slloveni.

Kosova do ta nisë kampanjën në Ligën e Kombeve me ndeshjen ndaj Irlandës më 24 shtator në shtëpi, derisa më 27 shtator do të luajë ndaj Austrisë në udhëtim.

Më 1 tetor do të luajë ndaj Izraelit si mysafire, ndërsa më 4 tetor e pret Austrinë në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *