September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 7, 2026

Kosova me pozitën më të mirë që nga pranimi në FIFA

FIFA ka publikuar renditjen më të re të Kombëtareve, pas përfundimit të ndeshjeve të fundit ndërkombëtare.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim, duke u ngjitur për dy pozita në renditje. Dardanët tani renditen në vendin e 95-të, krahasuar me pozicionin e 97-të që mbanin muajin e kaluar. Ky progres vjen si rezultat i dy fitoreve të arritura në ndeshjet miqësore kundër Armenisë dhe Ishujve Komore.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie për dy pozita. Kuqezinjtë tani ndodhen në vendin e 68-të, pasi në muajin qershor barazuan me Serbinë dhe Letoninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Renditja e FIFA-s publikohet në baza mujore dhe reflekton rezultatet e kombëtareve në ndeshje zyrtare e miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *