June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi pret në takim kryetarin e Fushë Kosovës, flasin për ndërtimin e fushave të reja

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, me të cilin ka diskutuar për projektet e përbashkëta në fushën e sportit, konkretisht për ndërtimin e fushave të reja të futbollit në këtë komunë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka bërë të ditur se tema kryesore e diskutimit ishte zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Fushë Kosovës, që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit.

“Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në vizitë kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, mikun tim, Burim Berisha. Diskutuam për një temë që na bashkon të gjithëve, të ardhmen e futbollit tonë”, ka shkruar Ademi.

Ai ka vlerësuar përkushtimin e kryetarit Berisha për investime në sport dhe mbështetjen konkrete për të rinjtë e kësaj komune.

“Është gjithmonë inkurajuese dhe motivuese të shohësh përkushtimin e kryetarëve të komunave për të investuar në sport dhe për të bashkëpunuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, ka theksuar kreu i FFK-së.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e bashkëpunimeve që FFK po zhvillon me komunat në të gjithë vendin për të përmirësuar kushtet për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *