June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi takohet me kryetarin e Vitisë, diskutojnë për infrastrukturën e futbollit në këtë komunë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar gjatë ditës së sotme edhe me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në këtë komunë.

Në një takim miqësor, Ademi dhe Haliti kanë diskutuar për projektet konkrete që lidhen me ndërtimin e fushave të reja të futbollit në territorin e Vitisë, si pjesë e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes FFK-së dhe Komunës së Vitisë.

“Përkushtimi i kryetarëve lokalë si z. Haliti për të investuar në infrastrukturën sportive është thelbësor për të krijuar kushte më të mira për të rinjtë, për klubet dhe për zhvillimin e futbollit në Viti”, ka theksuar Ademi pas takimit në një postim në Facebook.

Ai ka falënderuar kryetarin Haliti për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në funksion të avancimit të kushteve për sportin në këtë komunë. Projekti i fushave të reja pritet të kontribuojë në rritjen e cilësisë së futbollit vendor dhe në inkurajimin e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *