April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Klubet njëzëri në mbështetje të FFK-së: Njerëzit që asgjë nuk i japin futbollit, po mundohen ta prishin imazhin për agjenda të caktuara

Pas disa deklaratave në studiot televizive e sidomos ajo e gazetarit të njohur Baton Haxhiu, që kritikoi punën e Federatës së Futbollit të Kosovës, madje nënçmoi edhe njerëzit që drejtojnë klubet, duke i cilësuar si të shitur për pak para, kanë ardhur reagime të ashpra nga vet klubet.

Ato kanë dal në mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesit të saj, duke thënë se nuk do të lejojnë që njerëz që asgjë nuk i kanë dhënë futbollit të mundohen ta prishin imazhin e tij.

Skuadra të mëdha si Ballkani, Gjilani, Llapi, Ferizaj, Dukagjini, Liria, Drenica, FC Suhareka, Flamurtari, Kika, Rahoveci, Rilindja etj, sot përmes faqeve zyrtare të tyre kanë reaguar, duke kërkuar ndaljen e gjuhës denigruese ndaj Federatës dhe futbollit të Kosovës.

Çdo ndryshim sipas tyre duhet të vijë nga njerëzit që udhëheqin dhe investojnë në futboll e assesi nga ata që nuk përfaqësojnë askënd por vetëm fitojnë nga futbolli. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *