February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Klopp: Realizuam fitore të madhe, por tani na duhet qëndrueshmëria

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me fitoren 0:2 ndaj Newcastle. Ai e konsideron një sukses të madh për skuadrën e tij, e cila ka filluar të kthehet në nivelin më të mirë.

Megjithatë, gjermani shpreson që lojtarët e tij të tregojnë qëndrueshmëri në paraqitjet e tyre.

“Një fitore e madhe, e madhe, shumë e madhe. Nuk jemi ende në gjendje të hapim gojën dhe të themi se jemi kthyer. Jemi në rrugën e duhur, jemi në një pozitë më të mirë se disa javë më parë, por na duhet qëndrueshmëri. Ndeshja jonë e radhës është kundër Real Madridit dhe është një kompeticion ndryshe dhe një lojë tjetër. Duhet të rikuperohemi mirë dhe më pas kemi një ndeshje kundër Crystal Palace në Premier League, ku është gjithashtu e vështirë. Ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë. Kur je në një moment të vështirë, mund të dalësh prej tij më lehtë kur tregon këmbëngulje”, tha Jurgen Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *