June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Albion Rrahmani ia sjellë tri pikë tjera Ballkanit

Albion Rrahmani ka vazhduar me formë të lartë dhe i ka siguruar tri pikë të rëndësishme Ballkanit. Të dielën në Suharekë, Ballkani fitoi me mund ndaj Drenicës, 2:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi ka fituar me përmbysje të rezultatit. Drenica kaloi në epërsi në minutën e tetë me golin e Bintsouka Koxy. Rrahmani u përgjigj me gol të bukur në minutën e 25-të, për rezultatin 1:1.

Ndërkohë golin e fitores, Ballkani e shënoi në minutën e 88-të. Sërish realizator ishte Albion Rrahmani që tani ka 12 gola në Superligë këtë edicion. Me fitore Ballkani ka mbajtur epërsinë prej tri pikëve ndaj Dritës. Udhëheq në tabelë me 44 pikë. Drenica është e teta me 20 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *