February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Guardiola pas barazimit me Nottingham Forest: Kemi luajtur një nga ndeshjet më të mira

Manchester City e mposhti Arsenalin si mysafir në mesjavë me rezultat 1:3 dhe të gjithë prisnin që do të vazhdonte lehtësisht në të njëjtin stil ndaj Nottingham Forest. Por ndeshja përfundoi 1:1, pasi lojtarët e Pep Guardiolës nuk arritën të realizojnë një numër të madh rastesh.

Por trajneri i “Qytetarëve” tha se lojtarët e tij treguan një nga ndeshjet më të mira që nga fillimi i sezonit.

“Kemi luajtur një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Kemi pasur momente të shkëlqyera, por ky është futbolli. Duhet të kishim shënuar. Ne bëmë gjithçka që mundëm. Kishim shumë raste të pastra për shënim. Ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por humbëm dy pikë. Duhet të ishim më agresivë. Ka ende shumë ndeshje dhe ne e dimë mirë këtë”, tha Guardiola.

Pas këtij takimi, Manchester City ka 52 pikë dhe është dy pikë prapa liderit Arsenal, i cili ka një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *