Inter dhe Napoli barazojnë në një superderbi

Në një duel spektakolar të xhiros së 20-të në Serie A, Interi dhe Napoli ndanë pikët pas një barazimi 2-2 në “Guiseppe Meazza”.

Fillimi i ndeshjes ishte në favor të Interit, që kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me golin e Federiko Dimarkos. Napoli reagoi në minutën e 26-të, kur Scott McTominay shënoi pas një asistimi perfekt nga Eljif Elmas, dhe rezultati në pushim ishte 1-1.

Në pjesën e dytë, Napoli dominonte dhe krijoi disa raste, por nuk arriti të shfrytëzonte gabimet e Interit në mbrojtje. Përkundrazi, Inter fitoi një penallti pas faullit mbi Henrikh Mkhitaryan, dhe Hakan Çalhanoğlu ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 73-të.

Ky vendim i gjyqtarit Doveri nxiti zemërimin e trajnerit të Napolit, Antonio Conte, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit ndaj gjyqtarëve. Megjithatë, Napoli nuk dorëzohej, dhe Scott McTominay barazoi për 2-2 në minutën e 81-të.

Minutat e fundit sollën një luftë të ashpër në mesfushë, pa raste të qarta për gol, dhe ndeshja përfundoi me ndarjen e pikëve. Pas këtij rezultati, Interi mbetet lider në Serie A me 43 pikë, ndërsa Napoli pozicionohet në vendin e tretë, katër pikë pas “nerazzurrëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *