April 27, 2026

Holanda mbetet pa Simons në Botëror

Xavi Simons ka pësuar një goditje të rëndë në prag të Kupës së Botës, duke mbetur jashtë turneut për shkak të një lëndimi serioz në gju.

Mesfushori ofensiv u dëmtua në ndeshjen e Tottenham Hotspur ndaj Wolverhampton Wanderers, të cilën londinezët e fituan 1:0. Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar këputja e ligamentit të kryqëzuar, një lëndim që kërkon periudhë të gjatë rikuperimi.

Si pasojë, Simons jo vetëm që humb Botërorin, por pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në vitin e ardhshëm, duke i dhënë një tjetër goditje të madhe edhe klubit të tij, që po përballet me sfida të rëndësishme në Premier League.

Kombëtarja e Holandës humb kështu një nga lojtarët më kreativë në mesfushë, në një moment kur përgatitjet për turneun më të madh të futbollit botëror po hyjnë në fazën finale.

Lëndimi i Simons konsiderohet një prej mungesave më të mëdha të Holandës për këtë edicion, duke ndryshuar ndjeshëm planet taktike të stafit teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *