Guardiola bëhet trajneri i parë që kalon 2 miliardë euro shpenzime në tregun e futbollistëve
Pep Guardiola ka hyrë në histori si trajneri i parë që kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh të investuara në blerje lojtarësh gjatë karrierës. Trajneri i Manchester City-t, i cili ka fituar tre tituj të Champions League dhe një duzinë kampionatesh kombëtare në 17 sezone, ka shpenzuar mbi 1.2 miliardë euro vetëm në periudhën që drejton “Citizens” nga viti 2016. Blerja më e shtrenjtë e tij mbetet Jack Grealish për 117 milionë euro në vitin 2021.
Pas Guardiolës renditet Diego Simeone i Atletico Madrid me 1.31 miliardë euro të shpenzuara që nga viti 2011, ndërsa Massimiliano Allegri zë vendin e tretë me 1.2 miliardë euro, kryesisht me Juventusin dhe Milanin.
Thomas Tuchel (1.19 miliardë euro) dhe Antonio Conte (1.16 miliardë euro) kompletojnë pesëshen e trajnerëve me shpenzimet më të mëdha në historinë e futbollit.
