Ballkani zhgënjen plotësisht në Irlandë, eliminohet nga Shamrock Rovers
Aventura evropiane e Ballkanit për këtë sezon ka përfunduar në mënyrën më të hidhur të mundshme. Nënkampioni i Kosovës nuk arriti të kalojë në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, duke u eliminuar nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers, me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Pas fitores 1:0 në Prishtinë, ku dukej se kishin hedhur hapin e parë drejt ‘play-off’-it, suharekasit pësuan kolaps total në ndeshjen e kthimit në Irlandë. Shamrock Rovers dominoi takimin dhe shënoi plot katër.
Gaffney ishte hero i vendasve me dy gola, ndërsa Honohan dhe Burke shtuan nga një gol secili, duke i dhënë irlandezëve një kualifikim të merituar.
Kështu, Ballkani jo vetëm që dështon të shkojë më tej në Evropë, por humb edhe mundësinë për të synuar përsëritjen e suksesit të dy herave radhazi vitet e kaluara. Tani skuadra e Orges Shehit do të duhet të përqendrohet tërësisht në kampionatin e Kosovës, që nis këtë fundjavë, me objektivin e vetëm rikthimin te titulli kampion.
Në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, Shamrock Rovers do të përballet me Santa Clara të Portugalisë.
