April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Drita eliminohet nga Liga e Evropës, tani synon suksesin historik në Ligën e Konferencës

Kampionia e Kosovës, Drita, nuk arriti të kalojë në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës, pasi u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga gjiganti rumun, FCSB, me rezultat 3:1, të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjilanasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar gol qysh në minutën e parë nga Juri Cisotti, ndërsa David Miculescu dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 18-të. Në pjesën e dytë, Drita ringjalli shpresat me golin e Veton Tushës (52’), por në minutën e 68-të Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq, e në 85-tën Dennis Politic realizoi golin e tretë për FCSB-në, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e skuadrës rumune me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Pavarësisht eliminimit, ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani nuk e mbyll këtu aventurën evropiane. Drita do të vazhdojë garën në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, ku më 21 dhe 28 gusht do të përballet me Differdangen e Luksemburgut, kundërshtar që e kishte eliminuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *