April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ardon Jashari debuton në fanellën e Milanit

Pre-Season Friendly, Aviva Stadium, Dublin 9/8/2025 Leeds United vs AC Milan AC Milans Jashari Ardon in action Jashari Ardon in action 9/8/2025 PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRLxFRAxNZL Copyright: x INPHO/BryanxKeanex BK1_5249

Ardon Jashari ka bërë hapin më të madh në karrierën e tij, duke u bashkuar me Milanin pas një periudhe të gjatë negociatash që u ndjenë si një “telenovelë” për tifozët kuqezi. Mesfushori shqiptaro-zviceran, i cili debutoi tashmë në miqësoren e fundit, tha se gjithmonë kishte ëndërruar të luante për klubin italian.

“Të luash për këtë klub sjell presion të jashtëzakonshëm, por është normale të jetë kështu”, tha Jashari gjatë prezantimit zyrtar për mediat. “Do të punoj shumë për ta shpërblyer besimin”. Ai shtoi se për herë të parë e kishte bërë të qartë vendosmërinë e tij për të ardhur te Milani që nga kontaktet e para me drejtuesin Igli Tare.

Debutimi i tij në Dublin la mbresa të mëdha te trajneri Massimiliano Allegri, i cili e komplimentoi për paraqitjen, duke theksuar se pavarësisht mungesës së ndeshjeve për dy muaj, Jashari tregoi siguri në fushë dhe ndërtim të aksioneve.

I rritur si tifoz i Milanit dhe i inspiruar nga Andrea Pirlo, Jashari tha se është emocionues të luash pranë kampionëve si Luka Modric, dhe se përvojat e tij me Xhakën në kombëtare e kanë mësuar të japë maksimumin në çdo ndeshje.

“Gjithmonë e kam thënë se Prilon e ndiqja me vëmendje. Kemi edhe një histori të ngjashme, sepse edhe unë, në fillim të karrierës, kam luajtur si trekuartist, tani kam një pozicion më të thellë. Natyrisht nuk mund të bëj krahasime të tjera, por Pirlo ka qenë një frymëzim i madh për stilin tim të lojës”, tha ai.

Mesfushori mund të luajë në disa pozicione, sipas planit taktik të Allegrit dhe premtoi të kontribuojë si në fazën e ndërtimit, ashtu edhe në mbrojtje. Ai gjithashtu theksoi se nuk kishte dyshim për zgjedhjen e Milanit mbi çdo klub tjetër italian, edhe nëse Interi do të kishte shfaqur interes.

Jashari tha se Zlatan Ibrahimovic dhe Igli Tare kishin një rol të rëndësishëm gjatë negociatave, duke i dhënë besim dhe duke e ndihmuar që marrëveshja të realizohej. “Ndjeva besimin e tyre që nga fillimi”, deklaroi ai.

Ky transferim shënon një fillim të ri për mesfushorin 21-vjeçar, i cili tashmë po përgatitet për debutimin e tij në San Siro dhe sezonin e ri në Serie A me fanellën kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *