June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Slot: Na duhen përforcime, por jemi gati për edicionin e ri

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, tha të enjten se skuadra e tij është gati për ndeshjen hapëse të sezonit në Premier League ndaj Bournemouth të premten, pavarësisht mungesave të shumta nga formacioni i titullarëve të sezonit të kaluar.

“Ka pasur ulje-ngritje, çka tregon se duhet të përmirësohemi, gjë që është normale,” tha Slot në një konferencë për shtyp. “Të gjithë kanë hapësirë për rritje në parasezon, veçanërisht kur ke humbur pesë ose gjashtë lojtarë që luajtën shumë minuta sezonin e kaluar. Kemi sjellë katër të rinj, kështu që po bëhet pak adaptim. Por jemi padyshim gati për të filluar sezonin e ri.”

Slot tha se Ryan Gravenberch nuk është i disponueshëm as këtë javë, ndërsa theksoi se pesë nga dhjetë pozicionet e fushës, përveç portierit, do të kenë lojtarë të rinj krahasuar me formacionin bazë të sezonit të kaluar. “Jam shumë i kënaqur me cilësinë që sjellim me topin. Duhet të gjejmë ende pak ekuilibër në mbrojtje,” shtoi ai.

Trajneri konfirmoi gjithashtu se Liverpool ka arritur marrëveshje me Parmën për transferimin e mbrojtësit italian Giovanni Leoni. “Klubet kanë rënë dakord, por ai nuk ka nënshkruar ende për ne. Ndaj, të presim,” tha Slot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *