FFK me një risi tjetër, ndeshjet e Superligës së vajzave transmetohen falas në platformën FIFA+
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ka hedhur një hap të rëndësishëm në kuadër të misionit të saj për zhvillimin e mëtejmë të futbollit të vajzave. Nga kjo fundjavë, në bashkëpunim me FIFA-n, të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen falas në platformën FIFA+.
“Kjo iniciativë vjen si pjesë e përkushtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për fuqizimin e futbollit të vajzave, duke e vendosur atë si një nga shtyllat qendrore të strategjisë katërvjeçare të FFK-së. Tani të gjithë dashamirët e futbollit do të mund t’i ndjekin ekipet e tyre në konkurrencën e vajzave drejpërdrejt dhe pa pagesë, vetëm duke instaluar aplikacionin FIFA+”, shkruan FFK.
Ndeshjet e xhiros së parë:
E shtunë, 24 gusht 2025
KFF Ulpiana – KFF Prishtina – 16:00
KFF Dukagjini – KFF Mitrovica – 16:30
KFF Malisheva – KFF Feronikeli –17:00
