April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Muslija shënon gol dhe ia siguron fitoren Dusseldorfit

Florent Muslija po vazhdon formën e shkëlqyer me skuadrën e tij të Fortuna Dusseldorf në Gjermani.

Të shtunën, në kuadër të xhiros së tretë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman, Muslija shënoi golin vendimtar që i dha fitoren skuadrës së tij në udhëtim ndaj Paderbornit, 2:1. Goli i tij për 2:0, kundër ish-skuadrës së tij, erdhi në minutën e 42-të, ndërsa mesfushori i Kosovës luajti deri në minutën e 94-të.

Më parë, në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, Muslija kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren 4:2 të Dusseldorfit ndaj Schweinfurtit.

Me këto paraqitje, Muslija po tregon jo vetëm formë të qëndrueshme, por edhe rëndësinë e tij si lojtar kyç për skuadrën gjermane. Publiku dhe trajnerët e Fortuna Dusseldorfit tashmë po e shohin mesfushorin e Kosovës si një nga pikat kryesore të ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *