June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Kënaqësi të jesh në tribunë ku shkëlqen ylli i Kosovës

Nga Fekmi Kongjeli

Profesionalizmi dhe durimi janë armët kryesore të çdo sportisti të vërtetë. Florent Muslija është një shembull i qartë i kësaj. Edhe pse kaloi një vit e gjysmë te Freiburgu, ku ishte nën kontratë dhe me pritshmëri të larta, ai kurrë nuk mori shansin e merituar pasi trajneri që i besoi u largua.

Megjithatë, Kosova e respektoi dhe e çmoi talentin e tij, dhe Florenti, në çdo paraqitje për Kombëtaren, tregoi performancë të shkëlqyer. Tani, në huazimin e tij te Düsseldorf, ai po tregon karakterin e një profesionisti të vërtetë: në dy ndeshjet e zhvilluara deri tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste.

Florenti është i respektuar dhe i dashur jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe nga ai gjerman. Kjo u pa edhe sot në Paderborn, në të cilën skuadër ai luajti për dy vite, dhe ku tifozët e duartrokitën çdo herë si shenjë falënderimi për kreativitetin dhe performancën e tij të jashtëzakonshme.

Florenti Muslija është një profesionist i vërtetë që kurrë nuk dorëzohet dhe vërtetë është kënaqësi të jesh në tribunë për ta ndjekur një lojtar të tillë.

Përveç golit të shënuar, ai sot u vlerësua me notën me të lartë 8.6, duke dëshmuar se është në formë shumë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *