Feronikeli shijon fitoren e parë nën drejtimin e Shefki Kuqit
Fitoren e parë në pranverë nën drejtimin e Shefki Kuqit sot e regjistroi Feronikeli ’74 në udhëtim ndaj Lirisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” përfundoi me rezultatin 0:2. Fituesi u përcaktua në pjesën e dytë, teksa vlen të përmendet se në fundin e pjesës së parë portieri i vendasve, Stivi Frashëri, priti penalltinë e ekzekutuar nga Florent Avdyli. Robert Rrahmani (47′) dhe Ibrahim Cervadiku (73′) realizuan golat e fitores për skuadrën nga Drenasi.Prizrenasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 67-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Diellor Beseni.Feronikeli ’74 tani ka 26 pikë dhe renditet i shtati në tabelë. Liria vazhdon të jetë në pozitën e fundit (10) me vetëm 10 pikë të grumbulluara.
