April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ballkani mposht sërish Malishevën, rikthehet në pozitën e liderit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar një tjetër fitore ndaj Malishevës. Pasi e eliminoi nga çerekfinalja e Kupës të enjten e kaluar, Ballkani të dielën mposhti Malishevën edhe në kampionat. Ballkani triumfoi me rezultatin 2:0, në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë, në kuadër të javës së 24-t të Superligës në futboll. Me fitore Ballkani mbetet në pozitën e parë me 51 pikë, kurse Malisheva është në vendin e katërt me 41 pikë.Ballkani shënoi gol në minutën e 3-të. Por, goli i kapitenit Edvin Kuç u anulua me VAR. Pjesa e parë përfundoi pa gola. Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Ballkani realizoi golin e epërsisë. Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 50-të pas asistimit të Lumbardh Dellovës. Golin për 2:0 e shënoi Mamadou Danfa. Ai shënoi në portën e zbrazët pas asistimit të Bleart Tolajt. Dy minutë më vonë, Tolaj qëlloi shtyllën. Malishevën në edicionin aktual e mposhti edhe më 29 shtator të vitit të kaluar. Pati fituar 3:2.Ndeshjen në Suharekë e përcolli edhe seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda. Foda muajin e kaluar u emërua përzgjedhës i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *