June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Fazliu e lumtur me të bronztën po thotë se synon më shumë në të ardhmen

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka thënë se është e lumtuar që ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe njëkohësisht ka theksuar se i duhet të punojë për të arritur edhe më shumë në të ardhmen. 

Të martën Fazliu e ka mposhtur xhudisten kroate, Katerina Kristo, duke i dhënë Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas asaj të argjendtës të fituar nga Distria Krasniqi. 

“Jam shumë e lumtur. Kemi qenë shumë të përgatitura. Me rëndësi është që medalje kam marrë. Medalja olimpike është diçka shumë e madhe, “Majlinden e kam pasur gjithmonë afër, pastaj Toni që jam me të prej që kam qenë e vogël”

Edhe pse e kënaqur me këtë sukses, Laura ka treguar ambicien për të ardhmen. “Tash duhet të kthehem dhe të punoj më shumë dhe të shpresoj që të arrij edhe medaljen e artë”, ka theksuar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *