April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Dumfries: Interi mbetet favorit për titullin

Denzel Dumfries, mbrojtësi i krahut të Interit, është shprehur i bindur se skuadra e tij mbetet një nga favoritët kryesorë për titullin në Serie A këtë sezon.

“Shumë kanë folur për një transferim timin, por nuk kam pasur kurrë dyshime. Jam shumë i kënaqur dhe dua të vazhdoj këtu. Ky ka qenë gjithmonë objektivi im”, tha futbollisti holandez, duke komentuar edhe spekulimet për një largim të tij pas skadimit të një klauzole 25 milionë euro në fund të korrikut.

Dumfries foli edhe për episodin mes Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez, që u pasua nga një pajtim publik në rrjetet sociale. “Jemi një familje. Të tilla gjëra mund të ndodhin, por grupi mbetet i bashkuar dhe i motivuar”, tha ai.

Mbrojtësi theksoi se skuadra ka mësuar nga sezoni i kaluar. “Besojmë te titulli, sepse kemi një skuadër të shkëlqyer. Për të fituar duhet të stërvitemi në mënyrë perfekte. Vitin e kaluar gabuam në disa detaje, por kemi mësuar nga ajo eksperiencë”.

I pyetur për ndryshimet mes trajnerit të ri, Cristian Chivu, dhe paraardhësit të tij, Simone Inzaghi, Dumfries u shpreh: “Tani stërvitjet janë pak më të gjata, po punojmë më shumë. Është ende herët për të parë ndryshimet, por jam i impresionuar nga Chivu, ashtu siç isha edhe nga Inzaghi. Të dy janë trajnerë që flasin shumë me lojtarët, dhe kjo më pëlqen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *