April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Allegri rikthehet në timonin e Milanit, paralajmëron fillim të vështirë të sezonit

Massimiliano Allegri u rikthye para gazetarëve si trajner i Milanit përpara ndeshjes hapëse të Serie A ndaj Cremoneses, duke theksuar se skuadra e tij duhet të tregojë durim dhe ekuilibër për të përballuar sfidat e një sezoni të gjatë.

“Nesër fillojmë një rrugëtim të rëndësishëm. Ndeshjet e para janë gjithmonë më të komplikuara, sepse forma nuk është optimale dhe merkatoja është ende e hapur,” tha Allegri të shtunën. “Skuadrat e (Davide) Nicola-s gjithmonë të ngushtojnë hapësirat, ndaj duhet të kemi durim.”

Allegri, që rikthehet në pankinë pas një viti pushim, tha se objektivi kryesor i Milanit është rikthimi në Champions League. “Qëllimi është të jemi në gjendjen më të mirë në mars, sepse aty vendoset sezoni. Duhet të punojmë për të mos vendosur limite dhe për të ruajtur ekuilibrin,” shtoi ai.

Trajneri u shpreh i kënaqur me grupin aktual, duke e cilësuar “një skuadër që po bëhet gjithnjë e më e bashkuar, si teknikisht, ashtu edhe psikologjikisht.” Ai përshëndeti edhe punën e klubit në merkato, duke e quajtur “të kujdesshme dhe të balancuar,” ndërsa theksoi se loja e Milanit nuk varet nga një skemë e vetme, por nga “karakteristikat e lojtarëve.”

I pyetur për favoritët për titull, Allegri tha se “zakonisht favoriti është kampioni në fuqi, por këtë sezon tetë skuadra mund të spikasin, përfshirë edhe ne.”

Sa i përket Luka Modric, një nga emrat e bujshëm që i është bashkuar Milanit, Allegri e cilësoi “një futbollist që nuk ka nevojë për prezantim” dhe “një djalë shumë të përulur” që duhet menaxhuar me kujdes fizikisht.

Ndërkohë, për Rafa Leao, Allegri tha se “nuk ka të re,” duke shtuar se sulmuesi portugez mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Lecce ose pas pushimit të kombëtareve.

Allegri përfundoi me një mesazh për tifozët: “Është detyra jonë të ngremë moralin e tyre përmes paraqitjeve në fushë. Milani është mbi gjithçka dhe mbi të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *