August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Dukagjini mposht Feronikelin 74 nën dritën e reflektorëve

Dukagjini ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Klina e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “18 Qershori”.

Takimi ishte i veçantë pasi u zhvillua nën dritën e reflektorëve.

Golin e fitores për Dukagjinin e realizoi Jeudi Stevenson në minutën e 18-të.

Ky ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes, me Dukagjinin që arriti ta ruajë epërsinë deri në fund.

Dukagjini në xhiron e parë kishte barazuar 0:0 me Drenicën, ndërsa me fitoren ndaj Feronikelit 74 shkon në katër pikë pas dy xhirove.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Skuadra nga Drenasi në xhiron e parë ishte mposhtur 3:1 nga Gjilani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *