Ballkani shënon fitoren e parë, Vushtrria mbetet pa pikë
Ballkani ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2026/27 të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka e mposhti Vushtrrinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në kuadër të xhiros së dytë.
Pas një pjese të parë pa gola, Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 64-t.
Giovanni realizoi një gol të bukur nga distanca për 1:0.
Ballkani e dyfishoi epërsinë në minutën e 92-të, kur Albin Berisha shënoi për 2:0.
Vushtrria reagoi menjëherë dhe në minutën e 94-t shënoi për 2:1. Albijon Shurdhiqi realizoi një supergol nga distanca, por skuadra vushtrriase nuk arriti të shmangte humbjen.
Për Vushtrrinë kjo ishte disfata e dytë radhazi në kampionat. Në xhiron e parë, skuadra e rikthyer në Superligë ishte mposhtur 6:1 nga Malisheva.
Ballkani, ndërkohë, në javën e parë ishte mposhtur 4:2 nga Prishtina.
Me këtë fitore, Ballkani ka marrë tri pikët e para të sezonit.
