Drita feston në Derbi, Prishtina vazhdon krizën

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me formën e dobët në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës. Pas humbjeve që i pësoi në dy ndeshjet e para të pranverës, Prishtina u mposht edhe në derbin e xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll nga Drita.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku Prishtina ishte vendase, u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të Dritës.
Edhe pse Prishtina shënoi golin e para, Drita arriti të kthehet me dy gola, një që e shënoi në fund të pjesës së parë dhe tjetrin në fund të pjesës së dytë.
Besnik Krasniqi (43’) nga penalltia fillimisht barazoi rezultatin, ndërsa Blend Baftiu (48’) ia siguroi fitoren Dritës. Golin për Prishtinën në këtë ndeshje, e shënoi amerikani Jalen Blesa në minutën e 34-të.
Me këtë fitore, Drita barazohet me Ballkanin në krye të tabelës me 44 pikë, por ekipi nga Suhareka ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë.