Derbi i madh, Drita – Gjilani luhet pa tifozë

Xhiroja e 25-të e Superligës në futboll zhvillohet këtë fundjavë. Ndeshja kryesore e këtij vikendi do të jetë derbi mes Dritës e Gjilanit.
Të kaltrit nga Gjilani janë në pozitën e dytë në tabelë me 48 pikë, plot nëntë pikë më shumë se të kuqtë që janë të tretit.
Gjilani është në formë më të mirë në pesë xhirot e fundit, kanë tri fitore, e dy barazime, karshi tri fitoreve, një barazimi e një humbje të Dritës.
Kjo ndeshje për shkaqe sigurie do të luhet pa praninë e tifozëve.
“Për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve”, ka shkruar FC Drita.