September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 10, 2026

De la Fuente: Një spanjoll, kampion bote, duhet ta fitojë “Topin e Artë”

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, beson se “Topi i Artë” këtë vit duhet t’i dorëzohet një futbollisti spanjoll, veçanërisht një kampioni bote.

“Gjithmonë e mbështes produktin vendas, markën spanjolle. Jemi në elitën botërore sa i përket formimit, performancës dhe cilësisë”, deklaroi De la Fuente.

Trajneri spanjoll tha se në listën e kandidatëve do të kishte dashur të shihte edhe Mikel Oyarzabalin, duke bërë edhe një batutë për mungesën e tij.

“Emri i parë që më vjen në mendje është Oyarzabal. Atij që duhej t’i shkruante emrat i ra letra në tokë dhe nuk e futi”, tha me humor ai.

De la Fuente foli edhe për Lamine Yamalin, të cilin e sheh si një kandidat të ardhshëm serioz për çmimin prestigjioz.

“Lamine mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Është spanjoll dhe një futbollist i jashtëzakonshëm. Nëse nuk ndodh këtë vit, do të ndodhë në të ardhmen. Nuk besoj se do të vonojë shumë”, u shpreh ai.

Sa i përket vendimit të Marcos Llorentes për t’u tërhequr nga kombëtarja, De la Fuente shprehu “respekt dhe mirënjohje absolute”.

Ndërkohë, për talentet Carlos Espí dhe Xavi Espart, trajneri tha se ata mund të jenë pjesë e Spanjës në të ardhmen, por pa nxituar në përfshirjen e tyre.

Në fund, De la Fuente shprehu edhe një dëshirë të madhe për Botërorin 2030, i cili do të zhvillohet pjesërisht në Spanjë.

“Do të më pëlqente ta drejtoja Spanjën në finalen e Botërorit 2030 dhe që ajo finale të luhej në Spanjë”, përfundoi trajneri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *