September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 10, 2026

Neymar provokon tifozët e Atlético Mineiros: Edhe pa një gju, luaj më mirë se gjithë skuadra juaj

Neymar është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për atë që bëri në fushën e blertë.

Ylli i Santos, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në kofshën e djathtë, mungoi në fitoren 2-0 ndaj Atlético Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, por nuk kaloi pa u vënë re nga tribunat.

I ulur në një skybox në “Vila Belmiro”, Neymar u përfshi në një përplasje verbale me disa tifozë të skuadrës mysafire. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, braziliani shihet duke iu përgjigjur provokimeve të tifozëve të “Galo” me një deklaratë thumbuese:

“Edhe pa një gju, luaj më mirë se e gjithë skuadra juaj.”

Nuk dihet saktësisht se çfarë i thanë tifozët Neymarit përpara këtij reagimi, por përgjigjja e tij u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Në anën tjetër, Santos mori një avantazh të rëndësishëm në ndeshjen e parë, duke triumfuar 2-0 falë golave të Willian Arão dhe Oliva.

Neymar e përjetoi me emocione fitoren nga tribuna, ndërsa vazhdon punën për t’u rikthyer në fushë.

Ndeshja e kthimit mes Atlético Mineiros dhe Santos do të zhvillohet më 16 shtator në Belo Horizonte, ku skuadra e Neymarit do të tentojë të mbrojë avantazhin e krijuar në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *