September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 10, 2026

Fenerbahçe dhe Roma ndahen me nga një pikë, Muriqi humb rastin e fitores

10.09 2026 - SOCCER - 2026/27 UEFA CHAMPIONS LEAGUE League Phase Fenerbahce SK v AS Roma Mile Svilar of AS Roma and Archie Brown of Fenerbahce create a goal-scoring opportunity as they look to make it 1-1 ISTANBUL Fenerbahce Sükrü Saracoglu Spor Kompleksi Istanbul TURKEY Copyright: xYagizxGurtugx/xPsxImagesxYagizxGurtugx/xPsxImagesx,Image: 1133152497, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Yagiz Gurtug / Ps Images / imago sportfotodienst / Profimedia

Fenerbahçe dhe Roma e kanë nisur me barazim aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi në Stamboll luajtën 1-1 në një ndeshje interesante, me raste nga të dyja skuadrat.

Roma e nisi më mirë takimin dhe që në pjesën e parë krijoi disa mundësi të mira. Pas tentimeve të Paulo Dybalas dhe pritjeve të portierit Ederson, italianët kaluan në epërsi në minutën e 39-të.

Bryan Cristante pranoi topin në hyrje të zonës dhe, me një goditje të saktë, e dërgoi atë në këndin e portës për 0-1.

Fenerbahçe reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 48-të e barazoi rezultatin. Mason Greenwood asistoi për Brown, i cili me një lobim fantastik e mposhti Mile Svilarin për 1-1.

Në vazhdim, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores. Rastin më të mirë për Fenerbahçen e pati sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, por në momentin vendimtar gjuajti drejt në portier dhe humbi mundësinë për t’ia siguruar skuadrës turke tri pikët.

Në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Fenerbahçe e Roma u ndanë me nga një pikë pas barazimit 1-1.

Barazim 1-1 u regjistrua edhe në Holandë, ku PSV Eindhoven dhe Shakhtar Donetsk morën nga një pikë. Shakhtari kaloi në epërsi në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë përmes Kevin Mendozës, ndërsa PSV barazoi në fillim të pjesës së dytë me Sergiño Destin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *