April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Dardanët thirrje Leon Avdullahut: Veç në Kosovë nuk je i huaj

Tifogrupi “Dardanët” ka bërë sot një thirrje të fuqishme publike për talentin e madh të futbollit kosovar, Leon Avdullahun, i cili aktivizohet te skuadra gjermane TSG Hoffenheim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata i kanë kërkuar 18-vjeçarit që të zgjedhë Kosovën si vendin e zemrës dhe të ardhmes së tij futbollistike.

Në postimin e tyre, Dardanët theksojnë se kjo është hera e parë që ata bëjnë një thirrje të tillë drejtuar personalisht një lojtari, duke treguar rëndësinë dhe peshën që ka rasti i Avdullahut për të ardhmen e futbollit të Kosovës.

Leon, Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd, ti je shqiponja që Kombin e gëzon. Veç në Kosovë nuk je i huaj. S’kemi bërë asnjëherë thirrje të tillë më herët, por kësaj radhe po bëjmë përjashtim”, shkruhet në mesazhin e tyre në Facebook.

Tutje, Dardanët paralajmërojnë edhe për tentimet e kombëtareve të tjera për të siguruar shërbimet e Avdullahut, duke potencuar se Leoni duhet ta ketë të qartë se vendi i tij është te Kosova.

Leon do të thotë Luan. E Luani është i fortë vetëm tek kombëtarja që e përfaqëson. Aty ku çdoherë është i ‘Kosovës, dhe jo siç thoshte Ozil: kur dështoja isha turk, e kur shënoja gjerman. Luani, këtu do të jetë gjithmonë luan. Mbret. Që mbrapa do ta ketë krejt ‘tufën mbështetëse të Dardanëve për secilën lëvizje, edhe kur nuk do të ketë momente të mira”.

Në fund, thirrja përfundon me një mesazh të fuqishëm:
Leon, mos harro: këtu vlen. Këtu çmohesh. Këtu do të të duan pa interes.

Ky reagim vjen në një kohë kur ylli i ri ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për përfaqësimin e tij në nivel kombëtar, ndërkohë që interesimi për të është i madh edhe nga federata të tjera përveç Kosovës dhe Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *