August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Dardanët nisin stërvijet me përkushtim, Berisha dhe Beka të motivuar për duelin me Zvicrën

Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Kombëtarja e Kosovës sot pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali për të vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”. Stërvitja e sotme nuk është përqëndruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë. Ajo që karakterizon kampin e Dardanëve është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës. Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024. E këtë optimizëm e kanë shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e Dardanëve, si dhe ardhja e re, Ismajl Beka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *