April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 22, 2026

Dardanët do të pijnë ujin ‘Mokne’, FFK me partner të ri

Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme me Ujin Mokne, e cila e bënë atë sponsor zyrtar të Kombëtares së Kosovës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga presidenti Agim Ademi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Mokne, Besart Shatri.

Uji Mokne është një produkt i ri në treg, i prodhuar në fabrikën më moderne të rajonit, e cila gjendet në Istog. Që nga sot, Uji Mokne është në dispozicion në treg dhe do të jetë uji, me të cilin do të freskohen Dardanët tanë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Uji Mokne do të mbështesë Kombëtaren e Kosovës për katër vite të ardhshme, pra deri në vitin 2028.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Mokne u shpreh i lumtur dhe krenar për bashkëpunimin me FFK-në dhe shfaqi optimizmin që ky partneritet do t’i sjellë fat Kombëtares së Kosovës, derisa presidenti Ademi theksoi rëndësinë e dyanshme të këtij partneriteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *