August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 16, 2026

Daja e nis me barazim rikthimin në Kampionatin Shqiptar

Ilir Daja ka debutuar si trajner i ri i Dinamo Cityt.

Rikthimin e tij në Kampionatin Shqiptar, Daja e ka nisur me barazim.

Dinamo morri një pikë në derbin ndaj Partizanit, i cili përfundoi me barazim 2-2.

Skuadra e Dajës e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 5-të, me golin e Peter Itodo.

Archange Bintsouka barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 33-të, ku me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Një dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit në stadiumin ”Arena e Demave” në Tiranë, ku u shënuan dy gola në minutat shtesë.

Partizani përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi me golin e Arinaldo Rrapaj, në 90+1.

Katër minuta më vonë, pak sekonda para përfundimit, Dinamo arriti të barazonte rezultatin në 2-2.

Golashenues ishte Lorenco Vila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *